Erioni mes një zgjedhjeje
Pasi përfundojnë buxhetin, banorët diskutojnë për debatin e sotëm. Ata mendojnë se kjo erdhi si rezultat i buxhetit të përgjysmuar, por që sipas tyre, nuk e justifikon debatin pasi duhej të kishin diskutuar të gjitë. Domenika i thotë Mandit se bëri mirë që iu kundërvu Mirit për buxhetin, ndërsa ai ia kthen se këtë do e kishte bërë për këdo sepse të gjithë ishin të impenjuar, ndërsa ai rrinte shtrirë e nuk donte t’ia dinte fare. Ata dalin në kopsht ku bashkohen me oltën dhe Klodin, ndërsa Erioni qëndron pak më larg tyre. Mandi ngacmon Erionin me batuta që të vendosë se ku do të pozicionohet, në cilin nga grupet. Të gjithë plotësojnë njeri-tjetrin për t’ia bërë më të qartë Erionit, ndërsa Mandi shton se edhe Edi ndaj doli sepse vendosi të rrijë me grupin tjetër. Erioni nuk pranon të zgjedhë por, pasi qëndron për ca kohë i distancuar nga ata, më vonë shkon të bashkohet. Banorët vazhdojnë të hedhin batuta mes tyre, si dhe të njomin njeri-tjetrin me ujë, ndërkohë që bëjnë banjo dielli.
Domenika merret me gatimin duke e patur disi të vështirë të gatuajë dicka pikërisht sepse banorët nuk kanë më ushqime. Kështu ajo përpiqet të sajojë dicka e pasi e përgatit, i fton banorët të vinë të hanë të cilët deri në atë kohë ankohen se kanë uri.