Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Tatiana për mardhënien me nënë e saj

Sunday, April 4, 2010 , Posted by BB3 at 12:51 PM


Kika i kërkon Tatianës që ajo ta ndihmojë që të mësojë gjuhën italiane. Kështu ata bisedojnë për një kohë të gjatë për gjuhën shqipe dhe atë italiane. Pas bisedave për gjuhën Kika e pyet Tatianën se përse ajo nuk ka madhënie të mira me nënën e saj. Tatiana nis të tregojë se mardhënia e saj me nënën është jo si mardhëniet që kanë zakonisht nënat shqiptare me fëmijët e tyre. Tatiana thotë se nuk e pëlqen faktin që nëna e saj i kërkon Tatianës të bëjë diçka për të, por duke ia kërkuar si urdhër, si detyrim dhe jo duke përdorur fjalët e nevojshme si të lutem, a mundesh etj. Tatiana thotë se nëna e saj nuk e respekton sepse edhe kur e merr në telefon për t’i kërkuar diçka, nuk e pyet fare se si ajo ka kaluar, madje as e përshëndet fare. Kika e pyet se përse mardhëniet e tyre kanë arritur në këtë pikë dhe thotë “a është kujdesur ajo për ty kur ke qënë e vogël?”. Tatiana thotë se kur ajo ishte 13 vjeçe flinte pjesën më të madhe të kohës në shtëpinë e ish të dashurit të saj nga Laçi, ose nga tezja e saj dhe nëna e saj nuk pyeste se nga kishte fjetur vajza. Ajo thotë se edhe kur ishte e vogël ka ndenjur më tepër nga tezja e saj sesa pranë nënës, jo sepse kjo e fundit nuk e donte, por sepse ishte në punë në pjesën më të madhe të kohës. Tatiana thotë se nënën e saj nuk e ka pasur pranë në ato momente kur kishte më tepër nevojë për të dhe tregon një rast kur ishte 13 vjeçe dhe shoqet e saj të shkollës i kishin ofruar që të pinin hashash në formën e cigares. Tatiana thotë se në momentin që ajo kishte në dorë për të pirë këtë “cigare”, vjen ish i dashuri i saj (shqiptar) dhe kur kishin shkuar në shtëpi, ai e kishte goditur. Tatiana thotë “falë asaj shpulle unë nuk e provova më atë gjë” dhe më pas shton se nëse nuk do të kishte qenë i dashuri i saj ajo sot ndoshta do të ishte në një rrugë të gabuar dhe nëna e saj nuk do të kishte shmangur këtë gjë. Kika i thotë se lidhja e saj në moshën 13-vjeçare është diçka jo normale sepse është mosha delikate që të shtyn në gabime. Tatiana thotë se te ish i dashuri i saj, ka gjetur gjithë mbështjetjen që kërkonte dhe nuk e kishte nga nëna e saj. Tati thotë se nëna e saj ka natyrë të egër, nuk e përkëdhel asnjëherë, e ka të vështirë që të thotë të dua. Megjithatë Tatiana thotë se ajo pavarsisht të gjithave, ajo e do nënën e saj dhe kjo e fundit po ashtu.