Miqësia dhe simpatia mes banorëve
Erioni dhe Klodi diskutojnë vendimet e publikut për nxjerrjen e banorëve nga loja. Erioni mendon se publiku nuk gabon asnjëherë në zgjedhjen e vetë pasi cdokush ka mundësinë që të tregojë veten se cili është. Ata diskutojnë se në shtëpi ka patur persona që kanë qënë më të sigurt sec duhet në vetvete, deri në teprim gjë që nuk është pozitive në këtë lojë. Erioni mendon se nëse Vëllai i Madh do u jepte ndonjëherë mundësinë që ata vetë të zgjedhin një banor se kë do duan që të eleminohet direkt, ai person me kaq shumë vetbesim, mund të ikë nga loja menjëherë dhe vetbesimi hidhet poshtë. Sipas tij, në fund ngelen gjithnjë ata që e meritojnë të jenë në lojë. Duke folur për finalen, Klodii shprehet se ka menduar që në finale do jenë tre vajza dhe dy djem, ndërsa Erioni e mendon finalistin e këtij edicioni një nga vajzat.
Në të njëjtën kohë, në kopsht, Miri, Manal dhe Haki vazhdojnë bisedën për daljen e Edit, duke përsëritur mendimet e tyre se ai duhej të kishte bërë më shunmë për të ndenjur në shtëpi, sado që ata u përpoqën që t’ia bënin të qartë këtë gjë. më pas, Miri diskuton për surprizën me Rezartën dhe fotot që i treguan. Ai mendon se ato nuk kishin asgjë të keqe dhe se i pëlqen që Rezarta po argëtohet. Miri tregon se beson shumë tek Rezi dhe tek ndjenjat e saja për të dhe ndaj ka besim tek ajo. Me ta bashkohet edhe Erioni dhe Miri e këshillon që të mos mërzitet e të harrojë lojën e vetë. Hakiu i rikthehet sërish bisedës për pyetjen e Arbanës që e bëri të mendojë sëtepërimi. Ai ua tregon djemve që pyetja ka të bëjë me miqësinë brenda shtëpisë. Miri ia kthen se ai duhet të ketë gjithnjë parasysh se ka hyrë vetëm e do dalë vetëm dhe të mos ngatërrojë miqësinë me simpatinë për ndonjë banor. Sipas tij, brenda shtëpisë ka simpati e jo miqësi dhe simaptia konsolidohet më shumë jashtë duke u kthyer në miqësi, ose të ndodhë e kundërta. Por Erioni e kundërshton, sipas tij, miqësia ekziston dhe kthehet nga Hakiu. Edhe Miri shprehet se mendon se bertinën do e ketë mike të mirë dhe tregon se ajo është femër me shumë karakter, ndërsa Erioni shton se dhe me krenari e dyshim të tepruar. “Nuk do lodhesha kurrë me Bertinën”- shprehet Miri.