Haki: “më shqetëson nominimi”
Manal dhe Haki flasin për nominimin, pasi të dy janë përsëri në nominim. Hakiu duket i mërzitur dhe kjo gjë vihet re prej Manal. Ai ia kthen se gjithnjë e ka patur të vështirë këtë moment dhe sado që përpiqet që t’i duket normale, sërish e mundon. Sipas tij, fakti që banorët e tjerë e kanë nominuar e rrezikojnë që ai të dalë, pavarësisht nëse del apo jo dhe kjo gjë e bën të ndjehet keq. Ai është në dyshim për arsyet që mund të thonë banorët kur e nominojnë atë, sa reale mund të jenë ato, por shton se e ndjen edhe vetë se diku po calon. Hakiu mendon se po përpiqet të japë më të mirën, por sidoqoftë, vështirësia kur është në nominim, ndikon tek ai. Hakiu, me insistimin e Manal, tregon se Arbana i bëri një pyetje dhe se ajo pyetje e ka bërë që të fillojë t’i mendojë pak më ndryshe gjërat tashmë e të ketë parasysh se janë në një lojë, por ai nuk i jep sqarime të tjera asaj. Më pas, ata fillojnë të flasin edhe për largimin e Edit. Kika tregon se gjithnjë ishte përpjeur ta këshillonte Edin që të aktivizohej më shumë e t’i menaxhonte më mirë disa situata. Ai mendon se Edi është njeri shumë i mirë, por ky ishte problemi i tij që bëri që ai të jepte këtë opinion e të dilte. Të dy fillojnë të flasin për surprizat që kanë marrë në BB si përshembull ardhja e familjarëve të tyre dhe tregojnë emocionet që i kanë përshkuar në ato momente.