Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Histori dashurie

Saturday, April 3, 2010 , Posted by BB3 at 1:59 AM


Tatiana pyet Jetmirin duke i thënë se a mendon ai që ndoshta lidhja e tij me Rrezin dhe mardhënia e tyre, bëri që Rrezarta të dilte jashtë BB. Jetmiri thotë se ai ndjeu diçka të fortë për Rrezartën dhe se kjo ndodhi në BB kjo nuk kishte shumë rëndësi. Tatiana pas kësaj fillon të tregojë për historinë e saj të dashurisë. Ajo thotë se njohu një djalë në një diskotekë dhe më pas krijoi një lidhje me të ku një pjesë të mirë të kohës kaloi shumë mirë pranë tij. Ajo tregon se u dashurua me këtë njeri, por historia e tyre ndryshoi kur ai i tregoi se ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Tatiana thotë se ka vuajtur shumë për këtë gjë, por vashdon që të jetë e dashuruar me të. Ajo thotë se u ndje shumë keq kur ai i tregoi për gruan dhe fëmijët, por nga dashuria e madhe që kishte për të, e kishtë takuar përsëri edhe pse e vuan faktin që ai ka një jetë pranë një personi tjetër. Manal pasi e dëgjon thotë se kjo nuk është e drejtë që t’i falësh zemrën dikujt dhe më pas të zhgënjehesh prej tij. Në bisedë ndërhyjnë Edi dhe Jetmiri të cilët thonë se kur dashuron një njeri arrin të bësh gjithçka për hirë të lumturisë. Manal kundërshton duke thënë se ajo nuk duhet që të kishte të njëjtën lidhje pasi mori vesh që ai ishte i martuar. Tatiana thotë se ajo mendonte që të mos e takonte më, por e dashuronte shumë dhe përsëri e takonte. Jetmiri i del në mbrojte Tatianës dhe tregon se për hir të ndjenjave edhe ai ka jetuar një histori të ngjashme dhe për të njerëzit janë të lirë të bëjnë atë që duan. Edi thotë se njëriu kërkon që të provojë shumë gjëra në jetë. Manal thotë se edhe ajo është dakort për këtë, por që ndonjëherë sipas saj duhet të mendosh me mendje jo me zemër. Edi i jep të drejtë Manal dhe thotë se nëse qëndron duke e kontrolluar pak pasionin, është mirë që të mendosh me qetësi që të mos lëndohesh. Tatiana fillon të flasë përsëri për historinë e saj. Edi i thotë nëse Tatiana e ka menduar ndonjëherë veten në vendin e gruas së atij personi. Tatiana i thotë se ajo e ka menduar veten në vendin e gruas së tij, por nga dashuria që ndjen nuk e largon dot atë njeri nga vetja e saj. Menel i thotë Tatianës se ajo duhet të dojë më tepër veten e saj sesa një njeri tjetër, aq më tepër kur ai njeri të mashtron. Edi dhe Manal thonë që më e mira e mundshme është që të mësohet nga gabimet. Më pas biseda e tyre vazhdon në dhomën e gjumit.