Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Tatiana:-“Nuk konsideroj asnjë shoqe apo shok këtu”

Saturday, April 3, 2010 , Posted by BB3 at 7:55 AM


Edi, Tatiana dhe Mandi ndodhen në kuzhinë duke ngënë mëngjes. Mandi i thotë Tatianës se ajo ka filluar të flasë si një shok i ngushtë i tiji, duke iu referuar Edit. Tatiana çuditet dhe e pyet se kur e paska bërë shok të ngushtë Edin dhe Mandi përgjigjet se ai nuk e di se si e quan ajo një marrdhënie të tillë. Tatiana shprehet se ajo nuk e quan shok një person që e njeh vetëm prej dhjetë ditësh, por një person që ka ndarë shumë gjëra me të. Mandi kundërpërgjigjet se ajo e ka patur mundësinë që të flasë me të gjithë dhe ajo thotë se brenda asaj shtëpie është e detyruar t’i ndajë dy fjalë me të gjithë. Manal hidhet e thotë se ajo nuk ka qënë aspak e detyruar të flasë me askënd dhe Edi me Mandi e mbështesin plotësisht. Tatiana u thotë se ajo nuk konsideron asnjërin shok apo shoqe aty. Edi shprehet se ai nuk e ka ushqyer veten me iluzione të kota dhe e di që tani është i katërti në listën e saj. Kika ndërhyn dhe thotë që për të ka rëndësi që është i pari dhe Manal shton se është ajo e para. Tatiana nuk u përgjigjet, ndërkohë që ata grinden për vendet që kanë në listën e saj.
Më pas Kika shprehet se ata nuk dinë një gjë që i ka thënë Tatiana mbrëmë dhe me lejen e saj u thotë se ajo ka një dashuri në horizont dhe djali fatlum është Valoni. Tatiana shprehet se ajo i ka thënë diçka të vogël Kikës dhe ai e bëri të madhe, pasi në të vërtetë ajo thotë se kur ka hyrë në shtëpi dhe është parë në sy me Valonin, e ka pëlqyer. Mandi e ngacmon për këtë fakt, duke i thënë se si ka mundësi që e ka pëlqyer Valonin kur nuk ka ndenjur aspak me të dhe ajo përgjigjet se Valoni e ka tërhequr dhe ajo do të flasë vetë me të kur të dalin.