Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Kika dhe Miri për Rrezartën

Sunday, April 4, 2010 , Posted by BB3 at 12:52 PM


Kika e ka quajtur Rrezartën si “muza” e Jetmirit dhe pas surprisës gjatë spektaklit, tashmë Jetmiri i kërkon që Kika t’i shpjegojë arsyen dhe kuptimin e muzës. Kika i thotë se muza është frymëzim, ose inspirim në gjuhën e artit, krijimtarisë dhe poezisë. Jetmiri i thotë se ai donte të kuptonte se në ç’kuptim Kika e kishte përdorur këtë fjalë për Rrezartën sepse ai kishte kuptuar sikur Kika kishte dashur që t’i thoshte se Rrezi është frymëzimi i lojës së Mirit. Miri i thotë Kikës se përse ai e mëndon si lojë lidhjen e tij me Rrezin dhe nëse është kështu ku e kupton ai që është lojë dhe jo e vërtetë. Kika i shpjegon kuptimin e muzëz dhe i thotë se ai e ka menduar lidhjen e tyre si lojë në fillim, por më pas mendimi i tij ndryshoi duke parë veprimet e Rrezartës dhe pas disa bisedave me Jetmirin. Kika thotë se në këtë rast nuk e kishte në atë kuptim, por në kuptimin e mirë të fjalës e quajti Rrezin si muza e Jetmirit. E ndërsa dy djemtë sqarojnë keqkuptimet ndërmjet njëri-tjetrit, banorët e tjerë ndodhen brenda në kuzhinë duke u marrë me sistemimin e ushqimeve që kanë ardhur nga buxheti i përgjysmuar i kësaj jave.