Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Graciela, shkaku i debatit Enxhi- Erion

Saturday, February 27, 2010 , Posted by BB3 at 11:10 AM


Teksa të dy dalin në kopsht për të pirë cigare e për t’u bashkuar me të tjerët, Enxhi gjen rastin për t’i folur Mirit për paktin dhe lojën që bënë. Ajo e kritikon atë sepse ai u tregua deri diku i sinqertë me banorët duke i thënë se ata e bënë këtë lojë për të parë reagimet e tyre. Ajo i thotë se ai duhet të kishte dalë nga situata dhe t’u thoshte atyre se ishte rastësi që u futën të dy në tualet sepse donin që të bisedonin vetëm, por në cdo vend që shkonin, të tjerët i hidhnin shikime dhe i përflisnin, ndaj tualeti ishte i vetmi vend i izoluar. Miri shprehet se tashmë kjo gjë u bë dhe e mbyll bisedën. Në kopsht ndodhen edhe banorë të tjerë. Ndërsa futen edhe ata në bisedë, Enxhi bën një pyetje nëse mund të futen banorë të rinj edne në lojë. Bledi i përgjigjet se banorët e rinj mund të futen edhe javën e fundit se për këtë nuk ka rregulla. Ai shton se dicka mund të ndodhë natën e sotme, gjatë spektaklit. Ata fillojnë të fantazojnë se mund të futen shumë konkurentë të rinj, por tek shtëpia e vjetër dhe kështu konkurenca do rritet edhe më shumë. Bledi shprehet me shaka se nëse e nominpjnë dhe do jetë një ndër të nominuarit e javës tjetër, do “hakmerret” ndaj banorëve dhe shton se nuk do t’u krehë më flokët si shenjë hakmarrjeje. Të tjerët pinë kafe dhe shohin filxhan duke shkaktuar shumë të qeshura dhe shumë batuta mes tyre.
Klodi i cili ka përgatitur drekën, i thërret banorëve se ajo është bërë gati dhe të gjithë ulen në tavolinën e ngrënies. Ata e komplimentojnë atë për gatimin e shijshëm. Por, dreka nuk kalon pa një debat. Gracielës i ka mbetur hatri sepse i ofroi Bertinës pak nga pjata e saj, mishin sepse nuk e hante, ndërsa ajo preferoi të merrte pak nga pjata e Rezartës. Graciela ndjehet e ofenduar dhe këtë gjë ia tregon Erionit dhe Mirit, kur ndodhen vec në dhomën e gjumit. Enxhi, që hyn në ato momente, do që të futet në bisedë e të kuptojë se cfarë ka ndodhur sepse shikon Gracielën e mërzitur. Miri nga ana e tij e këshillon Gracielën që të mos merret me biseda fëmijësh e t’i ngelë qejfi për këto vogëlsira, ndërsa Erioni i thotë se duhet të merret me Bertinën e jo me të. Enxhit nuk i kthehet asnjë përgjigje dhe ajo insiston të dijë. Askush nuk i tregonasgjë deh ajo pyet Jetmirin, por Erioni ndërhyn duke i thënë se Jetmiri nuk di asgjë dhe ky është problemi i tij, ndaj ajo s’duhet ta dijë. Enxhi nxehet nga përgjigjja dhe toni i Erionit dhe fillon të flasë me zë të lartë. Ajo i thotë se pyet Mirin e ai nuk duhej të përgjigjej në vend të tij. Erioni vazhdopn t’i thojë se nuk duhet ta marri vesh e ndaj duhet ta mbyllë bisedën, por ajo ia kthen se flet cfarë të dojë e sa të dojë. “Sa më shumë t’iu respektosh, aq më shumë ju jepni urdhëra”- shprehet ajo. “Ule zërin, kaq po të them!”- i thotë ai dhe situata duket e tensionuar, por banorët e tjerë ndërhyjnë dhe cdo gjë merr fund. Klodi vjen të qetësojë Enxhin e cila i thotë se për këtë punë ka ardhur (që të debatojë), por ai i thotë se ajo nuk kuptohet pasi njëherë thotë se ka ardhur për të, njëherë për Seldin, për Valonin e të gjithë me radhë. Enxhi qesh dhe thotë se po përpiqet t’i njohë të gjithë nga pak.