Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina e prekur nga debatet, përlotet

Sunday, February 28, 2010 , Posted by BB3 at 2:41 PM


Pas disa debateve të forta, banorët si gjithmonë nisin të komentojnë dhe të sqarohen me njëri-tjetrin për fjalët, apo veprimet e kryera gjatë debateve. Bertina dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit ku vajza nis një diskutim me Klodin. Gjatë kohës së debateve, mes Bertinës dhe Klodit shkatohet një zënkë. Para disa kohësh Bertina i kishte kërkuar Klodit një opinion për Oltën dhe këtë gjë Klodi e thotë përpara të gjithëve duke i kërkuar Bertinës që t’ia thotë edhe Oltës në sy. Bertina, e kapur në befasi, i thotë Klodit se ajo nuk kishte dashur që të bënte thashetheme për Oltën, por qëllimi i bisedës së saj kishte qenë diku tjetër. Ajo mundohet të shpjegojë Klodin, por ky i fundit insiston në mendimet e tij pa i lënë mundësi vajzës që të shpjegohet. Klodi i thotë që të sqarohet me Oltën, por Bertina e cila me këtë të fundit nuk ka mardhënie të mira, largohet nga debati.
Tashmë Bertina dhe Klodi nisin një bisedë tjetër në dhomën e gjumit për të sqaruar zënkën. Klodi insiston në mëndimet e tij që Bertina duhet t’ia thotë gjërat hapur Oltës dhe jo të diskutojë për të me banorët e tjerë. Bertina nga ana tjetër, e kundërshton duke i thënë se ajo nuk kishte si qëllim të fliste për Oltën, por thjesht të njihte Klodin nëpërmjet disa prej mendimeve dhe opinioneve të tij. Teksa sqarohet Bertina preket dhe madje përlotet. E acaruar ajo i thotë Klodit “unë nuk i transformojë gjërat, unë çfarë kam i them” dhe përlotet pasi ndjehet e ofenduar nga disa shprehje të Klodit. Pas kësaj Klodi i thotë se ai nuk do që të çojë thashetheme sa andej, këtej dhe shton “unë nuk dua që ti të vuash për gjëra koti”. Më pas ata diskutojnë për shprehjet e përdorura gjatë debateve nga banorët në drejtim të Bertinës dhe anasjelltas, shprehje të cilat kanë prekur mjaft Bertinën.