Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Diskutim mes Rezartës dhe Enxhit

Sunday, February 28, 2010 , Posted by BB3 at 3:09 AM


Rezarta shkon tek Jetmiri dhe shprehet se nuk po i pëlqen vazhdimi i lojës mes tij dhe Enxhit. Ai ia kthen se është në nominim këtë javë dhe ajo duhet ta lërë që ai të bëjë lojën e tij. Edhe Enxhi është prezent gjatë kësaj bisede dhe e sqaron sërish Rezartën se ajo është bashkë me Mirin vec për lojën, ndërsa në zemër ai ka vetëm atë, Rezartën. Rezarta i drejtohet Enxhit dhe ia thotë në sy se loja e saj nuk i pëlqen. “Ti asnjëherë nuk e con lojën deri në fund dhe kur vjen momenti që t’i duhet të japësh sqarime, t’i e lë cdo gjë për më vonë”- i thotë ajo Enxhit e cila nga ana e saj i thotë se gjithnjë i ka cuar gjërat deri në fund. Rezarta merr një shembull në lidhje me Seldin, por Enxhi i thotë se për gjëra personale, sic ishin ato të Seldit, nuk ka pse të diskutojë këtu apo ën sy të të tjerëve, por jashtë. rezarta i jep të drejtë për këtë gjë. Enxhi shton se për lojën e fundit, ka qënë Jetmiri ai që ia ka ndaluar që të sqarohet me të tjerët. “Kur ai të jetë gati edhe unë do jem gati”- shprehet ajo, ndërsa Rezarta ankohet se pas asaj loje, ajo ka dalë e keqe me të tjerët. Miri ndërhyn dhe thotë se tani që është sërish në nominim, ndjehet i gatshëm për cdo gjë. “Ta dija që nominimi do të të bënte kaq aktiv, do të të kisha nominuar dhe unë”- i thotë Enxhi atij.