Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bledi: “Më vjen keq për Bertinën”

Tuesday, February 23, 2010 , Posted by BB3 at 7:48 AM


Graciela diskuton me Bledin për marrëdhënien e saj me Erionin dhe Bertinën dhe i thotë se i shikon si vëlla e motër. Duke diskutuar mbi ta, Bledi shprehet se sjellja e Erionit kundrejt Bertinës nuk i duket korrekte sepse e shikon se ajo vuan. Graciela i thotë që këtë gjë t’ia thojë Erionit, por Bledi mendon se nuk i takon që t’ia thotë sepse ai mund t’ia marrë për ters, por edhe sepse me ta nuk ka shoqëri. Ai thotë se i vjen keq për Bertinën, por nuk mund të hyjë në problemet e një cifti sepse ata i dinë vetë gjërat e tyre.
Më pas, Bledi këtë bisedë ia tregon edhe Oltës e cila nga ana e saj mendon se si Bertina edhe Erioni po shtiren. Bledi mendon se Bertina ka rënë vërtet në dashuri dhe se nuk bëhet xheloze vetëm ndaj Oltës, por ndaj të gjithëve. Ai tregon se e ka biseduar edhe me Bertinën dhe i ka thënë se ajo do lëndohet, ndërsa Erionit i ka thënë se është tip i lëkundshëm.