Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri lidhet me Rezartën

Tuesday, February 23, 2010 , Posted by BB3 at 7:49 AM


Banorët shtrihen për të fjetur shumë vonë, afër mëngjesit, por disa prej tyre nuk i zë gjumi. Kështu Jetmiri, Rezarta, Valoni dhe Graciela shkojnë në kuzhinë ku hanë edhe mëngjesin. Jetmiri dhe Rezarta sapo kanë deklaruar se janë lidhur dhe të parët që e marrin vesh janë dy banorët e tjerë. Valoni shprehet se i kishte kapur disa sinjale që më parë dhe ia kishte thënë edhe të tjerëve por asnjë s’e kishte besuar. Graciela habitet dhe i përgëzon për këtë surprizë, por nga ana tjetër kapet me fjalë me Mirin për faktin që nuk flasin. Miri qëndron indiferent dhe nuk i kthen përgjigje, ndërsa ajo shprehet se është një paradoks i vërtetë raporti i tyre pasi edhe thonë se e duan njeri-tjetrin dhe do jenë shokë jashtë, brenda në shtëpi nuk flasin. Rezarta i kërkon asaj që të mos e coj më tejë këtë bisedë sepse nuk është momenti. Miri fillon t’i flasë vetëm kur Graciela i përgëzon për lidhjen dhe thotë se për të ka qënë një surprizë sepse tani po e merr vesh ndërkohë që kjo gjë paska kohë që ka ndodhur. Miri i spjegon se ajo është e para që po e merr vesh, edhe pse ata nuk kanë patur mundësi të flasin. Ai i tregon se edhe me Rezartën nuk e kishin biseduar ndonjëherë, ndërsa Valoni shprehet se ata janë marrë vesh me shikime. Gracielës duket sikur i ngel hatri që kjo histori ka disa ditë dhe ajo e merr vesh vetëm tani dhe i thotë Mirit se kishte mundësi për t’ia treguar këtë gjë shoqes më të mirë, por ai i përsërit se kjo gjë sapo ndodhi. Valoni bën shaka dhe thotë se lidhja e fundit ka për të qënë ajo e tij me Gracielë dhe se mes tyre do ndodhin cuditë, por ajo i jep një shuplakë të fortë dhe ai nuk e vazhdon më tej. Valoni i kërkon ciftit që të puthen, por Miri i thotë se nuk do japë spektakël para tyre.