Opinionet për Enxhin
Në kopsht, Erioni dhe Bertina, përvec të tjerave diskutojnë edhe për Enxhin. Erioni i tregon se ajo qe shkaku që marrëdhënia e Seldit me Domenikën nuk po shkon mirë. Ata diskutojnë për të dhe shprehen se ajo ka hyrë me qëllime të gabuara në shtëpi, për t’i bërë djemtë për vete. Sipas tyre, asnjë nuk po qëndron më me të dhe ka mbetur e vetme dhe e gjitha kjo vjen nga mënyra se si u prezantua në fillim. Bertina mendon se ajo duhej të kishte zgjedhur një tjetër mënyrë për t’u vendosur në qendër të vëmendjes, ndërsa Erini shprehet se nëse do ishte treguar pak më misterioze, mund t’i kishte djemtë nga mbrapa ende. Sipas tij, ajo nuk është ai tip që po hiqet, por vec po shtiret si e tillë. Të dy mendojnë se ajo ka filluar të ndryshojë sjellje pasi e kuptoi se po sillej gabim.