Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bledi: “Olta më pëlqen, por e kam shoqe”

Monday, February 22, 2010 , Posted by BB3 at 11:29 AM


Seldi diskuton me Bledin për ecurinë e lidhjes së tij me Domenikën, pasi Bledi i thotë se po sheh shumë lëkundje. Seldi përpiqet që të thotë në pak fjalë se kur do një person, cdo veprim që bën të vret, qoftë kjo nga të dyja palët. Bledi e këshillon që ai të sillet mirë me Domenikën dhe thotë se sic është ai xheloz, ashtu është edhe ajo dhe ndaj ai duhet të sillet brenda normave me të që raporti të ecë mirë. Seldi justifikohet se Domenika është ndjerë keq pa baza sepse ai vec po diskutonte me Enxhin ku fillimisht për njohjen e tyre e më pas për disa opinione dhe shton se u fry shumë nga fjalët e saja, por i thotë se nuk do që të flasë për këtë gjë. bledi vazhdon ta këshillojë duke i thënë se nëse e kanë seriozisht, ai me Domin, atëherë edhe gjërat duhen bërë seriozisht. Seldi ndërron bisedë dhe e pyet atë se si po i ecën marrëdhënia me Oltën. Bledi i tregon se me të s’ka asgjë, e simpatizon por kaq. Ai thotë se do t’i marrë gjërat me qetësi dhe nëse koha ia sjell, le të vijë. “Gjërat rrjedhin vetë”- shprehet ai duke shtuar se nëse të dyja palët e duan këtë gjë, edhe mund të ndodhë. Bledi tregon se Olta i pëlqen, por tani për tani nuk e di dhe nuk do ta dijë mendimin e saj për të, për sa kohë që gjërat nuk kanë marrë atë drejtim.