Historitë e tradhëtisë
Teksa një pjesë e banorëve janë mbledhur bashkë, hapet tema e diskutimit në lidhje me tradhëtinë. Është Ada e para që tregon një histori tradhëtie ndërmjet të dashurit të saj dhe shoqes së ngushtë. Ajo tregon se ata nuk kishin një raport mes tyre, por ishte një tradhëti shoqërore, ku shoqja e vetë kishte lidhur shumë miqësi me të dashurin e saj dhe cdo gjë që Ada bënte, ajo ia tregonte atij. Ada tregon se miqtë e tjerë e kishin paralajmëruar, por ajo kishte një besim absolut tek mikja e vet. “Më kishin thënë që ajo ishte shumë xheloze për mua, por unë s’doja ta kuptoja deri sa më në fund i thirra mendjes dhe hapa sytë për t’i parë më mirë gjërat”- tregon ajo dhe shprehet se shoqja e vet ia theu komplet besimin që kishte krijuar. Ada mendon se është mjaft e vështirë të mos kesh askujt kujt t’i besosh
Ndryshe nga historia e Adës, Klodi tregon për tradhëtinë që i bëri i dashuri i vet me shoqen e tij, teksa hiqeshin sikur nuk njiheshin. Ai tregon se e ka kuptuar vetë dhe i ka parë dhe shton se Zoti i ka dhënë shumë forcë që të përballojë këtë histori të dhimbshme.
Seldi tregon se edhe ai ka patur një histori të përafërt me të Klodit dhe tregon se pasi e mori vesh, ia fali këtë veprim të dashurës së vet dhe lidhja e tyre zgjati edhe pak. Ai tregon se sidoqoftë e kishte të vështirë që ta pranonte atë që ndodhi dh në cdo situatë i kujtohej kjo gjë, ndaj nuk duroi shumë dhe u nda me të.
Diskutimi i të rinjve merr një tjetër formë ku ata japin mendimet dhe diskutojnë nëse tradhëtia duhet falur apo jo. Domenika shprehet se nuk do e falte nëse do i ndodhte, ndërsa të tjerët kanë rezerva për këtë gjë sepse arsyetojnë në varësi të raportit dhe të tipit të njeriut.