Diskutimet dhe njohja
Ada dhe Miri diskutojnë për mënyrën se si e kalojnë kohën në shtëpi. Ata mendojnë se bisedat serioze i kanë lënë mënjanë dhe se vetëm dinë të luajnë e të bëjnë shaka. Ada ankohet se askush nuk vjen të ulet e të hapë një temë diskutimi apo të thotë dicka serioze, madje as për të njohur njeri-tjetrin nuk po u jepet më mundësia. Jetmiri i pohon këto fjalë dhe mendon se atë nuk e njeh asnjë dhe se askush nuk ka ardhur ta pyesë për jetën e vet. Sipas tyre, kjo gjë nuk është shumë e mirë, ndërsa Ada shprehet se ata e kanë mendjen vec për t’u puthur e për t’u përqafuar. “Nuk ke se kujt t’i tregosh gjë, kur askush nuk ulet për të biseduar”- shprehet ajo. Më pas ata fillojnë të diskutojnë për jetën që bëjën në Itali.
Këtë bisedë, Ada e diskuton edhe me Bledin të cilit i thotë se nuk kanë patur më mundësi për të folur. Ai ia kthen se sa herë ajo do dëshirojë të flasin, është e mirëpritur dhe të mos stepet nëse ai është me njerëz të tjerë. Bledi mendon se bisedat vijnë natyrshëm dhe thotë se nëse i pëlqen biseda me dikë, vjen vetë e i flet. “Nuk rri dot me persona që nuk më ngjit biseda”- shprehet ai.