Festojnë Shën Valentinin
Banorët kanë pritur vënien e muzikës që të fillojnë një festë të vërtetë. Ata festojnë “Shën Valentinin” festën e të dashurruarve, por duke mos i penguar edhe ata që nuk janë të lidhur. Të gjithë kanë dalë ne oborr ku kërcejnë e këndojnë e nëpër duar, banorët e nominuar mbajnë gotat e mbushura me verë. Atmosfera është ndezur dhe shiu që bie nuk e ul aspak ritmin e festës. Banorët duken të kënaqur dhe shpenzojnë një pjesë të mirë të energjive të tyre në këtë festë. Cmendurirat e banorëve nuk kanë munguar. Jetmiri është veshur me kostumin e banjës dhe është hedhur në pishinë, pa marrë fare parasysh të ftohtin e dimrit. Argëtimi i banorëve arrin maksimumin dhe ata hipin mbi tavolina e karrike ku kërcejnë me njeri-tjetrin, madje disa nga djemtë heqin edhe bluzat.
Pas festës që zgjat disa orë, mes banorëve nuk mungojnë edhe komentet për të.