Ëmbëlsirë për banorët
Përvec veshjes së kostumeve dhe mësimit të valleve, banorët kanë për detyrë të përfundojnë përgatitjen e turshive të nisura një natë më parë. Kështu, të gjithë përveshin mëngët e nisin nga puna ku disa merren me përgatitjen e perimeve e disa me mbushjen e enëve me to. Ndërsa punojnë, Graciela u sjell dicka të mirë banorëve: një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, bakllava që të gjithë të ëmbëlsohen e ta shijojnë atë. Banorët kënaqen dhe falenderojnë Vëllain e Madh për këtë surprizë të ëmbël. Djemtë bëjnë shaka me vajzat e teksa janë ulur në sofër për të ngrënë, u kërkojnë atyre që t’u shërbejnë, ashtu sic e do tradita.