Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni puthet me Bertinën

Monday, February 22, 2010 , Posted by BB3 at 11:33 AM


Pas sfitlatës së bërë nga banorët e shtëpisë së re të BB, dhe jurisë nga shtëpia e vjetër, Jetmiri dhe Erioni kanë qëndruar në kopësht dhe u është bashkuar dhe Bertina. Ata i thotë që çmimin e dytë do t’ja atribonin asaj por ajo nuk ka qënë prezent në ato momente. Më pas Jetmiri i thotë Erionit që nuk e kupton se si mund ta mbajë shoqe Bertinën dhe të mos ketë një lidhje. Ai më pas i thotë Bertinës të afrohet sepse Erioni do t’i thotë diçka ne vesh. Ajo është afruar dhe ai e ka puthur duke e lënë atë të habitur dhe Jetmirin duke e gëzuar pa masë. Jetmiri i thotë që ia kanë bërë zemrën mal, dhe Erioni vdes për të dhe pse nuk ia tregon. Ajo i ka thënë që këto fjalë do t’i dëgjojë nga Erioni. Më pas Jetmiri ka vazhduar më tej me ovacionet e tij, duke thënë që kjo ishte puthja e parë në reale në BB. E para nga banoret ka ardhur Ada dhe Jetmiri i ka dhënë lajmin, ajo i është përgjigjur që i vjen mirë. Bertin a i thotë që ata vazhdojnë të jenë shokë të ngushtë dhe djeg bluzën që ka bërë për Erionin. Këtë gjest e bën që t’i tërheqë banorëve vëmëndjen dhe i thërret “o popull merreni vesh që unë Erionin e kam shok të ngushtë”.
Ada futet në shtëpi dhe i jep lajmin e puthjes banorëve, të cilët dalin me të katra jashtë për të takuar çiftin. Miqtë kërkojnë që ata të puthen përsëri dhe u plotësohet dëshira. Jetmiri vazhdon u tregon të gjithëve për puthjen dhe thotë që për herë të parë ka asistuar ai dhe më i gëzuar është ai se Erioni. Bertina i thotë Erionit që ai kishte nevojë për shtysën e Jetmirit që të vepronte.
Klodi vjen dhe i jep urimet e tij çiftit dhe Jetrmiri e takon meqënëse ai ka uruar miqtë e tij. Më pas vjen dhe Kika, Graciela dhe të tjerët me rradhë. Bertina i thotë që ajo do ngejë një dolli për Jetmirin dhe Erionin dhe thotë që shpreson të zgjasë deri në fund. Jetmiri ia kthen që ai ka besim te makina e saj llogaritëse. Ai i thotë të tregohet më e butë me Erionin dhe atij i duhej një lavazh 24 orësh. Erioni vjen nga brenda dhe thotë “ u lidha dhe unë”. Më pas ata kapen të gjithë për dore duke formuar një rreth dhe thërasin njëzëri “ky është Big Brother 3, më i miri” dhe më pas “puthje, puthje” dhe çifti ia plotëson kërkesën.
Bertina i thotë Erionit veçmac “ mos më zhgënje më’ dhe ai i thotë që nuk do ta bëjë dhe disa gjëra kuptohen, nuk kanë nevojë të thuhen, për më tepër që është i emocionuar