Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Rezarta, përshtatja me banorët e tjerë

Monday, February 22, 2010 , Posted by BB3 at 11:32 AM


Rezarta bisedon me Hakiu për mënyrën se si është përshtatur me banorët në shtëpi. Ajo tregon se ato që kishte dashur që t’i arrinte në fillim i ka arritur. Rezarta tregon se në lidhje me raportet mes banorëve të tjerë, ka vënë re një afrim të madh me Adën dhe shprehet se me të i lidh dicka e përbashkët. Për Gracielën ajo shprehet se nuk e kupton se përse i është larguar, madje thotë se gjatë ditës së sotme, ajo nuk i ka folur fare. Rezi përpiqet që të gjejë një arsye dhe mendon se ndoshta i ka bërë dicka që Gracielës i ka mbetur qejfi, por nëse e ka bërë, e ka bërë pa qëllim. Për nominimet, ajo shprehet se ka dëgjuar se banorët thonë arsye të ndryshme si nuk ka c’të japi, nuk është aktive, nuk rri me të tjerët etj, dhe mendon se këto nuk janë arsye reale sepse cdokush ka momentet e veta të shpërthimit. Rezi shprehet se nuk do rrinte me ndonjë banor vec për t’i bërë qejfin që ai të mos ta nominonte. “Nuk ia kam frikën nominimit”- shprehet ajo dhe shton se cdo gjë që ka ndërmend ta thotë, do ta thojë pa ia pasur frikën kësaj gjëje. Hakiu i jep një këshillë asaj që të jetë më aktive e të flasë më shumë sepse sipas tij, në edicionet e kaluara është krijuar përshtypja sikur vajzat nga Kosova nuk kishin se cfarë të thoshin. Rezarta ia kthen se ajo di se cfarë të thotë se fundja ka bërë një shkollë, por e kishte parë më shumë futjen në Big Brother si një mënyrë për t’u përshtatur me të tjerët. Ajo thotë se edhe të tjerët duhet t’i japin mundësinë që ta afrojnë e t’i flasin, pasi nuk mund të dëgjohet vec me debate. Hakiu i thotë se ajo duhet të përpiqet të japë më të mirën nga vetja që njerëzit ta njohin se kush është dhe shprehet se jo të gjithëve u jepet mundësia për t’u njohur për aq kohë sa qëndrojnë në shtëpinë e Big Brother. më pas ata flasin edhe për nominimet dhe Hakiu shprehet se po e merr lehtë këtë javë.