Tradhëtia në çift
Banoret në kuzhine përgatisin tryezën për të ngrënë drëkë. Në dhomën e gjumit Erjoni, Bertina dhe Graciela diskutojnë. Pas bisedës për dashurinë dhe lidhjet me njerëzve ata diskutojne për tradhëtinë në çift. Eshtë Pamela që pyet Jetmirin se si ka mundësi që meshkujt edhe kur dashurojnë vërtetë dikë përsëri tradhëtojnë. Jetmiri thotë se janë femrat ato që i shyjnë në një veprim të tillë meshkujt. Pasi diskutojnë për këtë Miri dhe Pami shkojnë në kuzhinë dhe bisedën e vazhdon Graciela me Erjonin. Graciela thotë se nuk është dakort me mendimin e Mirit dhe Pamit pasi sipas saj një njeri kur dashuron, qoftë femër apo mashkull nuk mund të tradhëtojë. “Po qe njeriu i dashurum me dike, në mënyrë kategorike nuk tradhëton”-shprehet ajo. Edhe Erjoni mbështet mendimin e Gracielës dhe tregon raste kur e kanë provokuar vajzat dhe ai nuk e ka tradhëtuar të dashurën e tij. Ai thotë që sjellja e partnerëve duhet të jëtë reciproke dhe kur nuk do të të të tradhëtojnë nuk ke pse të tradhëtosh. Të njëjtin mendim ka edhe Graciela ndërsa Bertina thotë se tradhëtia varet nga tipi i njeriut.