Surpriza
Seldi kishte një kohë të gjatë që planifikonte një festë surprizë për të dashurën e tij Domenikën me rastin e “Shën-Valentinit”. Kështu pas diskutimeve të gjata ai u jep udhëzimet e fundit banorëve të të dyja shtëpive dhe fillon të bëjë surprizen. Kështu të gjithë banorët dalin në oborr dhe në momentin që del Domenika ata nisin që të këndojnë këngën e shiut të cilën Domeika e pëlqen shumë. Ata sfidojnë shiun dhe këndojnë për festën e Dashurisë. Teksa Seldi i dhuron Domit një lule Jetmiri u shërben gotat me verë ndërsa banorët e tjerë vazhdojnë të këndojnë. Ata u kërkojnë edhe një puthje dhe më pas çifti nis të kërcejë një vallzim të cilin Seldi e sjell nëpërmjet kërcitjej së duarve dhe BB vendos një baladë në sfond. E gjithë kjo situatë shoqërohet me të qeshura e brohoritje.