Graciela dhe Erioni kundër Renatos
Katër banorët e vjetur të mbetur në shtëpinë e parë janë mbledhur për të diskutuar mbi nominimet. Është Erioni që hap bisedën duke thënë se ai dhe Hakiu nuk janë nominuar asnjëherë dhe ndoshta këtë javë mund të dalin të dy dhe Bertina shprehet se ka qejf të shohë Kikën se si do sillet në javën e nominimit. Ata diskutojnë për përzgjedhjen e banorëve të cilët i nominojnë dhe graciela shprehet se ka nominuar vec ata persona të cilët i ka menduar mirë që më parë e që mund të ketë patur ndonjë fërkim me ta, si përshembull Renaton ku ajo pranon se e ka nominuar. Erioni thotë se nuk e ka nominuar atë sepse e dinte që ai do nominohje nga të tjerët dhe ndaj nuk donte që ta digjte një votë kot. Bertina përpiqet që ta mbrojë qëndrimin e Renatos gjatë debatit dhe thotë se atij iu kundërvunë të gjithë dhe ndaj nuk dinte si të reagonte, por ajo dënon fjalët e tija të thënë në konfensional. Graciela mbron veten duke argumentuar se fjatë debatit nuk tha fjalë fyese dhe edhe nëse ai u fye, ajo i kërkoi të falur ndërsa ai nuk e respektoi qëndrimin e saj. “Nuk e duroj dot”- thotë ajo ku edhe Erioni pranon të njëjtën gjë. Bertina e ngacmon dhe i thotë se ai nuk e duron dot se Renato thurte poezi, por erioni ia kthen: “Për cfarë s’e duroj dot unë, është puna ime”- dhe afrohet e puth Bertinën.