Qesh mirë kush qesh i fundit!
Renato bisedon me Adën e më pas me Klodin për qendrimin jashtë shtetit, dhe vecanërisht për Italinë, pasi te dy banorët jetojnë atje. Ata flasin për qeratë e shtëpive, për cmimet dhe për standartin e jetesës në përgjithësi. Renato i thotë që ai ka dashur të shkojë në Itali për studime por vetëm një pjesë e vogël ka fituar mundësinë për të vajtur. Arsye tjetër është dhe që atij i kanë thënë që është shumë e vështirë për tu përballuar studimi dhe puna. Klodi i thotë që ai ka disa miq të cilët gjatë kohës që kanë frekuentuar shkollën, kanë qënë dhe në punë dhe ia kanë dalë më së miri.
Më pas Erioni dhe Kika imitojnë pasthirrmat e Oltës një natë më parë kur donin t’ju bënin lojënme vezë.
Domi, Seldi, Jetmiri dhe Edi janë ulur në karriget e tyre të rehatshme dhe ju bejnë sehir banorëve që kanë përballe duke pirë pije energjike e duke iu shitur mënd.
Erioni dhe Kika i thonë që qesh mirë kush qesh i fundit, dhe fare mirë situata mund të përmbyset shumë shpejt. Kika shton që është më mirë në breg të detit se në oborr të mbretit. Erioni bën sikur flet ne telefon me Edin dhe ai i thotë që të mos të harxhoje se e merr ai në tel. Domi i thotë që lajmi kë parë kalon tek ata dhe ata janë lajmi vetë. Jetmiri dhe Seldi i lagin me ujë banorët ë shtëpisë së vjetër duke thënë që po i ujisin oborrin. Jetmiri i thotë Seldit që të hedhi ca luleshtrydhe dhe ata do të fillojnë të peshkojnë. Më pas dhe Kika merr nje kovë me ujë dhe lag Jetmirin kokë e këmbë. Ata vazhdojnë të thumbohen me batuta të cilat nuk kanë fund.
Graciela ka dalë në oborr dhe i ka thënë Jetmirit në prani të gjithë banorëvë që asaj nuk po i pëlqen aspak kjo situatë që është krijuar. Ajo i thotë që ata mund të bëjnë shaka por ajo e tyre ishte pa kripë fare pasi nuk luhet me zjarrin dhe ata janë trembur shume dhe për më tepër që shakaja po zgjat shumë. Jetmiri i thotë që nuk ka pse ti pëlqejë me patjetër dhe ajo nuk është e detyruar të japë shpjegime. Seldi i thotë që shakaja ka filluar që mbrëmë e do mbarojë të shtunën. Ajo duket e nevrikosur pasi dhe kur futet në shtëpi vazhdon komentet për bisedën e sapo bërë.