Thashetheme për banorët e rinj
Banorët e vjetër të shtëpisë së BB janë mbledhur në oborr dhe diskutojnë për të rejat e shtëpisë dhe banorët e rinj. Eshtë Jetmiri ai që pyet Bertinën dhe Erjonin për banorët e rinj pasi këta të fundit jetojnë në një shtëpi me ta dhe i njohin pak më shumë. Pas Bertinës dhe Erjonit në oborr del edhe Kika dhe Graciela. Graciela thotë që është shumë herët për të dhënë mendime të prera për banorët e rinj. Kështu banorët tregojnë se me se janë marrë banorët e rinj gjatë ditës së sotme duke dhënë edhe përshtypjet e tyre. Ndër të tjera ata bëjnë thashetheme për ata. Pas tyre Graciela e gjen një moment dhe pyet Jetmirin për Renaton. Kështu ky i fundit thotë se tani që është në nominim do të duket se kush është Renato dhe më pas nis të tregojë edhe ai për sjelljet e Renatos gjatë ditës së sotme.