Graciela:”Me ty dhe Oltën përfundon këtu”
Graciela flet me Jetmirin për lojën e zhvilluar një natë më parë, ku banorët e nominuar i gjuajtën me vezë dhe miell banorët e tjerë. Ajo thotë se ka biseduar edhe me Oltën për këtë gjë dhe shton se prej saj dhe Mirit nuk e priste këtë gjë. Miri nuk arrin të kuptojë se për cfarë e ka fjalën dhe kur Graciela i tregon se bëhet fjalë për këtë lojë, ai habitet. Ajo vazhdon me idenë e sajë se edhe nëse dikush mund ta kishte cuar ndërmend, ai dhe Olta duhej t’i kishin ndaluar pikërisht për hatër të bashkëjetesës dhe faktit që kanë kaluar mirë me ta. “Nëse ju e bëtë me qëllim, atëherë do të thotë se ju për tre javë jeni treguar falso me ne e nuk na keni respektuar”- shprehet ajo dhe shton se ajo nuk ishte lojë, por një fëlliqësirë dhe se ata i shpallën luftë personave që dikur kishin ndarë shtëpinë, ushqimin e bisedën. “Përkrahjen e respektin tim do ta kesh, por shoqërinë dhe mirësjelljen e mëparshme nuk do ta kesh më as ti e as Olta”- përfundon ajo. Jetmiri ia kthen se një ditë ajo ka për t’i kërkuar të falur për këto që po thotë, por shton se e respekton vendimin e saj dhe se është e lirë të bëjë cfarë të dojë.