Sqarime
Seldi dhe Domenika sqarohen për disa keqkuptime që kanë patur me njeri-tjetrin. Domenika i vë në dukje Seldit se shpesh sillet keq me të dhe se në disa raste ai e bën edhe në sy të të tjerëve duke e vënë në siklet. Seldi shprehet se ka raste që e bën pa vetëdije, por ka dhe të tjera që ndjehet xheloz. Dy të rinjtë sqarohen për keqkuptimet e krijuara e më pas diskutojnë për banorët e tjerë.
Në anën tjetër të kopshtit ndodhet Erioni me Bertinën të cilët gjithashtu kanë një bisedë për të sqaruar. Erioni i thotë se ajo sillet ndryshe me të e ndryshe me të tjerët dhe se dis shaka atij ia merr për keq ndërsa të tjerëve jo. Bertina ia kthen se ndryshe e shikon atë atë e ndryshe të tjerët, por Erioni thotë se kjo gjë e bën të ndjehet keq. “Nëse e krahason veten me të gjithë atëherë...”- i thotë Bertina, por Erioni ia lë fjalën përgjysmë dhe i thotë se nuk e ka në atë pikë që e ka kapur ajo dhe shton se mund të bëjë c’të dojë.