Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Homoseksualizmi

Thursday, February 11, 2010 , Posted by BB3 at 9:24 AM


Renato hedh një temë për diskutim. Ai dëshiron të dijë mendimin e banorëve të tjerë në lidhje me futjen në shtëpinë e Big Brother të një banori të ri i cili mund të jetë homoseksual. Domenika thotë se do ishte plotësisht dakord që të kishte edhe banorë të tillë sepse ajo është një zgjedhje e tyre, madje tregon se në Itali ka disa miq të tillë. Renato mendon se në Itali është ndryshe dhe tregon se andej ka edhe shoqata të cilat mbrojnë interesat dhe të drejtat e tyre. Graciela thotë se do ishte dicka e vecantë për të sepse nuk ka patur ndonjë person të tillë në shoqërinë e saj, ndërsa Miri dhe Edi thonë se nuk e kanë aspak problem. Renato përpiqet që ta shtrojë cështjen në drejtim të mentalitetit. Ai thotë se Shqipëria ndryshon nga vendet e tjera. Si Domenika, ashtu edhe Miri thonë se në Shqipëri ata shihen me tjetër sy dhe se racizmi është një fenomen ende në kufijt më të lartë. Renato tregon se orientohet më shumë nga familja dhe tradita dhe se tek një mashkull do t’i pëlqente që të vihej në dukje burrëria, por nuk lë pa shtuar se nuk i paragjykon ata. Domenika e pyet nëse do ta kishte shok një person të tillë dhe ai përgjigjet pozitivisht dhe do bashkëjetonte me të, pasi i quan njerëz që kanë një prirje ndryshe nga të tjerët. Ai i krahason këto prirje me ato të politikanëve, duke thënë se cdokush bën zgjedhjet e veta. “E shoh si gjithë të tjerët, shoh personin”- thotë ai. Domenika e con më tej diskutimin dhe pyet nëse do ishin dakord që një fëmijë të rritej nga një cift homoseksualësh. Jetmiri përgjigjet se nuk do e pranonte kurrë këtë gjë, ndryshe nga ekzistenca e një cifti të tillë. Ai argumenton se është jashtë normave natyrale dhe se ky fëmijë do rritej i ndrydhur e me trauma psikologjike. Edhe Eduardi thotë se një fëmijë ka nevojë për të dy prindërit, nënën dhe babain e sado dashuri që t’i japin ata si cift, nuk mund të krahasohet me mirërritjen dhe shembullin që i jep një cift heteroseksualësh. Në bisedë përfshihen edhe të tjerët e të gjithë diskutojnë për këtë temë dhe pranimin e tyre në shoqëri.