Seldi dhe Domenika për nominimet
Seldi dhe Domenika flasin për nominimet dhe faktin që Pamela ndryshoi strategji pikërisht për shkak të nominimeve që bëri Seldi. Domenika i thotë se edhe nëse ajo do të kishte ndryshuar në minutën e fundit dy emrat që do të nominonte, duke vepruar ndryshe nga grupi, edhe ai do të reagonte njësoj si Pamela. Seldi thotë se e vendosi ndryshimin që dy ditë përpara spektaklit, por Domenika e korrigjon dhe thotë se ishte vec një ditë më parë, pa u konsultuar dhe vendosur bashkë me ato të dyja. Ajo mendon se nëse do kishin nominuar të tre njësoj, të paktën njëri prej tyre do mund të kishte shpëtuar prej nominimit. Sipas saj, një arsye se përse Seldi ka dalë në nominim mund të jetë Eduardi me nominimet që ka bërë, pra që mund ta ketë nominuar atë. Për veten e saj ajo mendon se mund ta ketë nominuar Bertina, ndërsa për banorin tjetër është jo e sigurt, por thotë se mund të ketë qënë Miri. Domenika kujton shprehjet e Mirit i cili i ka thënë se kur të dalë do e shohë që ai nuk ka folur keq për të, ndaj dhe nuk është e sigurt që ai mund ta ketë nominuar.