“Pamela po luan gabim”
Domenika dhe Seldi, teksa qëndrojnë afër njeri-tjetrit, përqafohen dhe puthen e bisedojnë me zë të ulët për afrimin e Pamelës me Jetmirin. Sipas tyre ajo po bën një gabim pasi po i jep shumë rëndësi atij në sy të publikut. Ata, edhe pse Pamela thotë se po luan, kanë frikë se ndoshta ajo do ta pësojë ose mund të ngatërrohet keq në këtë lojë. Seldi tregon se Pamela ka filluar të ndryshojë mendim për Mirin, por shton se ndoshta ajo nuk po e kupton ende lojën e tij. Ai thotë se kur dikush flet shumë, ka mundësi që të mos e kuptosh dhe të duket sikur ka folur fjalë të mencura edhe pse ato mund të jenë fjalë boshe, duke nënkuptuar kështu se Pamela nuk e kupton Jetmirin. Seldi tregon gjithashtu se Pamela gjatë gjithë javës është shprehur se do bëjë lojën e saj e këtë gjë e ka vendosur që pas të shtunës ku Seldi nuk i qëndroi besnik vendimit për të nominuar Mirin., ndaj dhe ajo i kishte thënë se me të e kishte prishur aleancën. Domenika mendon se kjo lojë është e kotë, pasi i duket e parealizueshme t’i afrohesh dikujt kur nuk e duron dot. Seldi dhe Domenika bisedojnë edhe për Renaton. Ajo shprehet se ai është djalë i mirë dhe mund ta kenë nga ana e tyre në lojë. Domenika i tregon Seldit se ai sillet mjaft mirë me të, i përgatit kafen cdo mëngjes, është i sjellshëm dhe bisedon qetë. Seldi bën paksa si xheloz, por shton se kjo është dicka e mirë. Ai i tregon asaj se i kishte thënë Pamelës që t’i afrohej Renatos, por ajo nuk kishte pranuar. “Kjo do të ishte dicka e mirë, por ajo duket e vendosur”- thotë Domenika, por Seldi thotë se nuk dëshiron të ndërhyjë që t’i mbushë mendjen Pamelës.