Jetmiri: “S’kam rënë në dashuri”
Gjatë kohës së konsumimit të mëngjesit banorët bisedojnë në tavolinën e ngrënies. Një ndër temat më të diskutuara prej tyre lidhet me dashurinë dhe ndjenjat. Jetmiri tregon se ka pasur disa histori dashurie që në adoleshencë. “Po gjeta njeriun që dua do të shtrohem vërtetë” thotë Jetmiri. Ada pasi e kansumuar disi një bisedë me Domin për mentalitetin e djemve shqiptarë duke përfshire moshën, historitë e mëparshme apo jetën e kaluar të vajzave. Kështu Ada pyet Jetmirin se si e do ai njeriun e jetës së tij dhe më pas shton “nuk e kuptoj dot këtë mentalitetin e shqiptarëve që e duan vajzën të vogël, ta rrisin vetë etj”. Jetmi i thotë se deri tani ai nuk e ka gjetur ende dashurinë dhe nuk ka qenë kurrë i dashuruar vërtetë. Ai thotë se do të donte të dashurohej me një vajzë “të mirë” sipas kuptimit të tij. Ai thotë që një vajzë e mirë ose e duhura për të është një vajzë inteligjente dhe që të mendojë në të njëjtën mënyrë si ai . Domi e pyet se përse për Mirin është e nevojshme që vajza të mendojë njësoj si ai dhe Miri i përgjigjet “po të mendojë si mua që të kalojmë mirë bashkë. Në radhë të parë unë gruan dua që ta kem një shoqe të mirë që të kuptohem me të pastaj vijnë të tjerat”. Më pas Miri thotë se nëse vajza do të këtë këto cilësi unë nuk do ta shohë fare nëse është e shëmtuar apo jo. Më pas ai tregon se ka pasur një lidhje me një vajzë më të madhe të cilën ndoshta do ta kishte dashur vërtetë shumë, por gjërat nuk shkuan mirë. Ai i tregon Adës se mes tyre ka qënë edhe besimi dhe vendlindja e secilit, ku njerëzit e vajzës kishin paragjykime për familkjen myslimane të Jetmirit. Ndërsa Ada thotë se për të nuk kanë rëndësi as mosha, as besimi. Jetmiri thotë se ata kishin edhe paragjykime për të si vlonjat. Ai tregon se tashmë ka thjesht raporte miqësore me ish të dashurën. Më pas ata bisedojnë për Rezartën ku Jetmiri thotë se e pëlqen Rezin sepse ajo nuk ka koplekse dhe se të dy pëlqehen