Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Olta dhe Enxhi bëjnë lojë për të tjerët

Tuesday, February 23, 2010 , Posted by BB3 at 11:26 AM


Olta,Graciela dhe Enxhi kanë qenë në dhomë duke biseduar dhe Enxhi i ka thënë Oltës që aty brenda nuk po lind asnjë debat. Ajo ka shprehur idenë që të bëjnë një lojë bashkë dhe të sillen sikur po grinden për të parë reagimin e të tjerëve. Ato kanë filluar menjëherë të kapen me fjalë, dhe në “debat” ka ndërhyrë dhe Graciela. Enxhiështë futur menjëherë në rol, duke iu kthyer asaj e duke i thënë që atë nuk e ftoi asnjeri të flasë dhe duhet të pushojë. Enxhi kalon në kuzhinë ku ndodhen djemtë duke dredhur cigare dhe u thotë t’i japin një sepse nervi po bën të sajin. Bledi i ka thënë që cigaret nuk ishin për të dhe duhet t’a kthejë por ajo i ka thënë që nuk ka ndërmënd t’a bëjë. Bledi ka pyetur shokët pse ishte me nerva Enxhi dhe Erioni i është përgjigjur që ajo është kapur me fjalë me Oltën dhe Gracielën. Ndësa në dhomë Olta i ka thënë Gracielës që Enxhi do të zihet por e ka me pishman, sepse nuk ka shumë forcë. Më pas të dyja vajzat janë përplasur përsëri jashtë në praninë e djemvë. Ata e kanë vënë re që Enxhi ishte e acaruar dhe e kanë pyetur se çfarë ka. Ajo i ka thënë që sherri e bën të ndjehet mirë. Më pas ajo i ka thënë Oltës a e ka bezdi ta lejojë të shkundë pak cigaren në tavllën e saj dhe Olta i ka thënë që nuk e ka. Enxhi i thotë Oltës që ajo do të bëjë çfarë të dojë aty brenda dhe nuk ka për të pyetur për askënd. Fjalët e tyre lënë të kuptohet që flasin për xhelozinë për zotërimin e meshkujve brenda shtëpisë dhe Olta i thotë që nuk i intereson fare se çfarë thotë ajo. Enxhi shton që aty brenda janë krijuar shumë çifte dhe asaj do t’i pëlqente të shikonte bashkë Oltën me Blesin pasi mendon që përkojnë shumë me njëri-tjetrin. Olta i thotë që ajo nuk do t’ja dijë për mendimin e saj dhe aryetimi i Enxhit për të vlen shumë pak. Enxhi i thotë që asaj po t’i kishte ardhur ai rast siç i ka ardhur asaj, ajo nuk do ta kishte lënë t’i ikte. Olta i thotë që po të dojë e ka rrugën e hapur në lidhje me Bledin. Enxhi i thotë që ajo nuk e ka kërkuar që të ndihet afër me të, por po t’i vijë ndjenja sigurisht që do t’a mirëpresë. Enxhi shton më tej që Olta le të vazhdojë kështu sepse ajo nuk e ndjen fare konkurencën e saj. Olta përsëri i ka thënë që asaj nuk i intereson konkurenca me të. Debati i tyre ka lënë pa fjalë djemtë që i shikonin gjithë habi.