Komente mbi të nominuarit
Arbana diskuton me banorët e nominuar se si ka kaluar kjo javë për ta. Ata shprehen se ka qënë e qetë dhe kanë jetuar në harmoni me njeri-tjetrin, e bukur dhe e thjeshtë. Ata pyeten se cilin banor do të donin që të mbetej në shtëpi dhe secili shpreh mendimin e vet, kryesisht për personat me të cilët janë lidhur më shumë, ndërsa pyetjes se cili banor do të donin të dilte, Jetmiri, i cili heziton disi, dhe Graciela përmendin Pamelën, ndërsa tre banorët e tjerë dëshirojnë që të jetë Graciela. Për të pestë banorët shfaqet një klip në të cilin tregohet se si ata e pritën këtë nominim si dhe mendimet e opinionet që kanë krijuar për njeri-tjetrin. Ariani mendon banorët kanë qënë të stresuar këtë javë, pikërisht nga nominimet. Ai thotë për të pestë banorët nga një mendim se si e kanë përjetuar këtë nominim. Për Jetmirin thotë se ka patur një ndryshim të sjelljes dhe kjo ndoshta nga stresi i nominimit, për Domenikën dhe Seldin se kanë qënë plot surpriza pasi mes tyre ka lindur ndjenja e dashurisë e janë në hapat e parë të lidhjes, për Gracielën ai mendon se është gjithnjë pozitive dhe energjike në shtëpi ndërsa për Pamelën se është thjesht një banore për inventar e që s’ka dhënë shumë aty, ndryshe nga sa pritej. Kështu ai përfundon se do donte që të largohej Pamela.