Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Renato përballë banorëve

Saturday, February 13, 2010 , Posted by BB3 at 1:43 PM


Renato, banori më i ri, është vendosur në qëndër të vëmendjes nga banorët përgjatë gjithë javës të cilët kanë krijuar për të një opinion jo shumë pozitv. Arbana e pyet se si ka kaluar këtë javë dhe ai tregon se ka qnë e mbushur me emocione, shaka, debate dhe diskutime. Ai thotë për banorët se i janë dukur ndryshe nga sa i kishte parë nëpërmjet televizionit dhe ka krijuar opinion të mirë për ta, si dhe shton se më së shumti është afruar me Hakiun dhe Eduardin. Për të shfaqet një klip ku tregohet hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother, fillimet e njohjes me banorët, opinionet e tyre dhe imitimet që i kanë bërë atij. Kur përfundon klipi, Renato shprehet se banorëve të tjerë u dolën të palarat dhe thotë se do hakmerret paksa kundrejt tyre. Arbana ia ofron këtë mundësi tani dhe mes banorëve lind një debat për fjalët e thëna. Ai kapet kryesisht me fjalët e shprehura për të se nuk është origjinal dhe thotë se ai është vërtetë kështu. Renato përballet kryesisht me Gracielën edhe pas debatit që patën disa orë më parë për këtë cështje. Ai duket disi i mërzitur nga opinionet e banorëve. Ariani mendon se banorët që në fillim nuk e pritën mirë banorin e ri dhe ai u bë “viktima” për ta. Ai mendon se banorët e tjerë e kanë të lehtë për të diskutuar për të, por për një javë nuk mund të njihet një njeri. Megjithatë, Ariani thotë se Renatos i ka munguar komunikimi me të tjerët dhe ka treguar vec se di të diskutojë, se është “më i miri i klasës” dhe se ka vetbesim të tepruar gjëra që kanë shkaktuar reagimin e tillë tek banorët, acarimin kundrejt tij.