Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Komente për javën, përballja me Valentinën

Saturday, February 13, 2010 , Posted by BB3 at 1:16 PM


Fokusimi tek zarfi i kuq e mbush plot me kuriozitet fillimin e këtij spektakli. Arbana u kujton teleshikuesve se ky zrf me përmbajtjen e tij do t’i ndryshojë jetën banorëve. Opinionisti komenton këtë javë dhe zhvillimet më të fundit për banorët.ai shprehet se kjo javë ka qënë shumë e qetë, pa ato dinamikat e javëve të para gjë që reflektoi në mirënjohjen e banorëve mes tyre. Ai mendon se provokimi psikologjik i krijuar nga kushtet ashtu si dhe nga buxheti i reduktuar i ka bërë banorët lehtësisht të stresuar dhe të tërhequr disi nga debatet, por shton se dhe ato nuk kanë munguar. Arbana tregon se në shtëpi janë dhënë përqafimet dhe puthje që tregon afrimin mes banorëve si dhe krijimin e ciftit të ri, Seldi dhe Domenika. Në studio është edhe Valentina e cila tregon se kjo javë ka qënë plot emocione për të, madje edhe më shumë se kur ndodhej brenda shtëpisë. Ajo tregon se ka patur shumë intervista dhe fansa si dhe një popullaritet të madh, por nuk ka reshtur së ndjekuri banorët e tjerë. Valentina komunikon me banorët dhe i thotë Domenikës se i mungon shumë. Domenika emocionohet nga zëri i nënës së saj. Valentina pyet Jetmirin se si ka qënë kjo javë për të, në mungesë të saj dhe nëse tensionimi, mërzitja dhe humbja e kontrollit në javët e para kanë qënë për shkak të qëndrimit të saj në shtëpi apo taktikë loje. Jetmiri ia kthen se kjo gjë është e vërtetë dhe kjo u duk edhe nga veprimet e tij këtë javë, e cila ka qënë e qetë për të, pa praninë e Valentinës. Banorët pyeten edhe se si ka qënë kjo javë për ta të cilët përgjigjen se ka qënë përgjithësisht e qetë dhe e mirë, pa qënë shumë entuziast në përgjigjet e tyre.