Përgatitjet për spektaklin
Banorët e nominuar fillojnë të përgatisin valixhet dhe të mbledhin gjërat e tyre personale. Ndërsa këta përgatiten, të tjerët kanë gjetur një mënyrë për t’u argëtuar. Ata lujanë me kosha dhe në vend të topit përdorin limonat. Loja i përfshin edhe banorët e tjerë e nisin të argëtohen e të ngacmojnë njeri-tjetrin si për të hequr emocionet e spektaklit. Seldi nuk ndjehet mirë dhe shtrihet në shtrat ku i kërkon të tjerëve që ta masazhojnë, ndërsa Eduardi fle. Pasi përfundon së luajturi, Erioni merr fshesën dhe pastron kuzhinën, ndërsa të tjerët mblidhen dhe diskutojnë e rilexojnë historitë e krijuara për provën e javës. Eduardi dhe Bertina i ofrojnë ndihmë Erionit për punët e shtëpisë, por ai u thotë që të përgatiten për spektaklin, pasi po i përfundon vetë ato. Banorët fillojnë të përgatiten e të vishen sepse ora po afron për fillimin e spektaklit e ndërkohë edhe përsërisin provën.