Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Shoqëria dhe zhgënjimet

Monday, February 15, 2010 , Posted by BB3 at 1:26 PM


Bertina e ka marrë vec Klodin per te sqaruar dicka qe asaj nuk i ka pëlqyer. Ajo i ka thënë që ka një tendencë që ti marre gjërat ne aspekt negativ. Bertina i ka thënë që ai është shprehur gabim dhe aty ka dhe njerëz të tjerë që kanë jetuar jashtë. Me pas Klodi i ka treguar asaj episode nga jeta e tij dhe i ka treguar për familjen e tij. Klodi ka treguar që prindërit e tij janë ndarë shumë herët, kur ai ka qënë fare i vogël dhe ai e ka ndjerë shumë mungesën e të atit. Bertina i ka thënë që histori të ngjashme me të ka dhe Domi. Bertina i ka treguar që qëndrimi në konvikt e ka mësuar për shumë gjëra dhe në Tiranë ndjehet mirë pasi ka punën dhë shoqërinë. Ajo i ka treguar që jeton me dy shoqet e saj dhe di kujt i beson. Bledi u është bashkuar në këtë bisedë dhe i ka thënë që shokun më të mirë duhet të kesh veten, pasi ka patur një periudhë që ka qënë shumë i lidhur pas shoqërisë dhe është zhgënjyer. Ada tregon gjithashtu se ajo ka rrezikuar shumë për shoqërinë dhe nuk është penduar. Bertina thotë që ajo ka shumë besim tek njerëzit dhe pse e ka pësuar, por shoqen më të mirë ka mamanë e saj ndërsa me shoqërinë ka rezerva.
Banorët në shtëpinë e re sapo kanë shtruar tavolinën për të ngrënë dhe para se të fillojnë Jetmiri u kërkon leje që të bëjë lutjen para ushqimit. Ata kanë përsëritur fjalët e lutjes pas Jetmirit e më pas kanë filluar të hanë. Renato thotë që atyre iu bë realitet shprehja ‘pafshi ëndrra me gjellë pasanikësh’.
Kika del ne oborr gjatë kohës që ata drekojnë dhe u flet por asnjëri nuk i kthen përgjigje pasi e kanë bërë me plan që mos t’i flasin.