Penalizim dhe mision sekret
Banorët gjatë kësaj jave kanë qënë të ndarë në dy shtëpi të ndarë nga një gardh dhe ata të gjithë duhet të respektonin disa rregulla strikte të vendosur nga Vëllai i Madh ku nuk duhet të kalonin gardhin e të shkëmbenin ushqime apo objekte mes tyre. Arbana u komunikon banorëve se në studio ndodhen dy zarfa: një i bardh që përmban një surprizë për ta dhe një zarf i zi i cili përmban penalizimet për ata që kanë thyer rregullat. Arbana komunikon zarfin e parë, atë të bardhin në të cilin thuhet se ata duhet t’i përgjigjen disa pyetjeve, të përkthejnë fjalinë “shkoni në shtëpinë e re” ku banorët menjëherë lumturohen dhe shkojnë me vrap drejt shtëpisë së re. Ata përqafohen me banorët e tjerë dhe menjëherë komentojnë mbi bukurinë e shtëpisë. Pas pak, Arbana komunikon edhe vendimin e zarfit të ri në të cilin Vëllai i Madh ka vendosur që Erioni dhe Jetmiri duhet të kthehen në shtëpinë e vjetër e të jetojnë vetëm të dy deri në një afat të përcaktuar nga Vëllai i Madh. Këtë vendim Arbana ia jep në dhomën e rrëfimit ku gjithashtu u jep një mision të rëndësishëm djemve. Ajo u thotë se ata duhet të zbulojnë nga një sekret për tre nga banorët e shtëpisë tjetër, por kjo gjë duhet të mbetet sekret. Atyre u pëlqen kjo ide dhe menjëherë lënë shtëpinë për të shkuar në shtëpinë e vjetër. Një tjetër dënim është përgatitja e valixheve të banorëve të tjerë nga këta dy banorë.