Qëndrimi në shtëpi
Të dy banorët bisedojnë dhe Kika e pyet se si është ambientuar ai në këtë shtëpi si dhe me banorët. Renato i tregon se shtëpia i përngjason me shtëpinë e gjyshes dhe i duket sikur ka shkuar atje dhe ka ftuar në atë shtëpi edhe banorët e tjerë. Edhe për banorët ai thotë se po ia kalon mirë, por shton se duhet të diskutojnë më shumë me njeri-tjetrin e të përcjellin mesazhe me anë të tyre. Sipas tij kjo gjë është më eficente sesa lojërat që zhvillojnë, por Hakiu ia kthen se diskutimi duhet të lindë natyrshëm dhe lojërat janë po aq të nevojshme sa ato. Kika tregon se nuk i ka luajtur më parë këto lojëra dhe po këtë gjë thotë edhe Renato. “E dua Big Brother”- shprehet Kika entuziast që është pjesëmarrës në të. Ai tregon se e kishte imagjinuar pak më ndryshe nga sa është, efekti ky i ekranit kur ka parë edicionet e kaluara. Ai thotë se kishte menduar se do kishte banorë më të pjekur dhe këtë mendim ka edhe Renato. Ata diskutojnë për disa pjesëmarrës në edicionet e kaluara dhe përgatitja e tyre. Renato insiston në idenë e tij se duhet të diskutojnë, pasi aty nxjerrin colësitë e tyre, karakterin e vlerat e asaj pjese të shoqërisë që përfaqësojnë dhe shton se nëse fillon një diskutim dhe bashkëfolësi nuk e con më tej, atëherë është e kotë ta vazhdosh atë. Kika e mendon ndryshe se të qënurit aktiv nuk do të thotë vetëm të flasësh, por edhe të veprosh fizikisht. Ai thotë se nuk i trembet asnjë diskutimi dhe nëse ka dicka për të thënë do ta thotë, por duhet vlerësuar edhe origjinaliteti, spontaniteti e të mos dalësh nga vetvetja.