Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Valoni i gatshëm për të sakrifikuar

Monday, February 15, 2010 , Posted by BB3 at 1:25 PM


Banorët e shtëpisë së re vlerësojnë Valonin si i vetmi që ishte i gatshëm ti ndihmonte madje të thyente dhe rregullat për t’i shpetuar. Valoni ka thënë që ai i mori shumë seriozisht dhe vërtet është trembur. Më pas Erioni dhe Seldi ngacmohen me Adën dhe Klodin pasi Seldi i thotë Klodit që ai është i papërshtatur në atë shtëpi sepse është shumë trendi dhe atëherë nuk ka pasur tipa të tillë.
Graciela bisedon me Adën dhe i thotë për të nominuarit që e nxorrën kokën shumë shpejt, sapo i cuan tek një vënd më i bukur treguan anën ë tyre më të keqe dhe ata kanë qënë shumë ndryshe. Ada i thotë që asaj i duken indiferentë por Graciela i thotë që nuk është ashtu dhe ata nuk bëjnë veprime të paqëllimshme.
Bertina ka biseduar me Bledin për një kohë të gjatë dhe kanë folur për origjinën e tyre dhe për vendet e huaja ne përgjithësi, pasi Bertina ka vellain dhe motrën që jetojnë jashtë shtetit ndërsa Bledi ka jetuar vetë. Ai i treguar për peripecitë e kaluara ne emigrim dhe sa e vështirë është të jesh emigrant. Atyre iu është bashkuar dhe Ada e më pas kanë bërë krahasimin e Shqipërisë me vendet e tjera europiane. Bledi ka thënë që Shqipëria nuk është mbrapa por janë njerëzit që nuk duan të ecin përpara. Ada e ka mbështetur këtë mendim të Bledit.
Më pas banorët e luksit vazhdojnë t’i bëjnë zili të tjerëve duke e mbushur tavolinën jashtë plot me pije.