Xhelozia e Klodjanit
Kladiani nis një diskutim me banorët e tjerë për xhelozinë. Ai pyet Gracielën për të dashurin e saj. Vajza çuditet dhe e pyet përse ai i drejtoi një pyetje të tillë. Kështu Klodi thotë se nëse e dashura e tij do të puthte një djal tjetër qoftë edhe në faqe, ose do të rrinte shumë pranë një djali tjetër, atij nuk do t’i pëlqente aspak kjo gjë. Ai pyet Gracielën a bëhëj xheloz i dashuri i saj për sjelljen e Gracielës ndaj djemve të tjerë të shtëpisë. Graciela i përgjigjet se nuk ka përse të ketë xhelozi pasi ai e njeh tipin e saj dhe e njeh atë si person. Në diskutim marrin pjesë edhe të tjerët ku disa prej tyre mbrojnë veprimet e Gracielës duke thënë se nuk ka asgje të keqe ndër to. Graciela dhe Klodjani debatojnë për idetë e tyre të kundërta ku Graciela thotë se gjithçka ka të bëjë me besimin, ndërsa Klodi thotë se veprimet mund të sjellin xhelozi dhe më pas probleme në një lidhje. Pasi në mbrojtje të Gracielës del Bertina, Klodi thotë se uron që mes Gracit dhe të dashurit të saj të mos ketë asnjëherë probleme të tilla por ndonjëherë njerëzit edhe keqkuptohen.