Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Arbana u kërkon banorëve që të shohin në monitor. Ata fokusohen tek monitori dhe shohin imazhet e dy vajzave, më shumë si hije. Arbana i pyet se cilat

Saturday, March 20, 2010 , Posted by BB3 at 2:35 PM


Arbana u kërkon banorëve që të shohin në monitor. Ata fokusohen tek monitori dhe shohin imazhet e dy vajzave, më shumë si hije. Arbana i pyet se cilat mendojnë se mund të jenë ato dhe ata hamendësojnë të afërm, ish konkurentë, shoqëri por asnjë prej tyre nuk janë. Ata shohin disa detaje si duart, aksesorët e veshjeve por sërish nuk i gjejnë se cilat janë. Arbana i kërkon Hakiut që të shkojë në dhomën e rrëfimit sepse aty ndodhet njëra nga vajzat, por që nuk di të komunikojë shqip dhe ai nëpërmjet gjesteve dhe mimikës e jo nëpërmjet fjalëve, duhet të marrë vesh prej saj moshën dhe statusin e saj civil, e martuar, e fejuar, e lidhur apo beqare. Hakiu shkon atje dhe fillon nga xhestet dhe shpejt e shpejt kupton moshën dhe se ajo është e lidhur, po jo një lidhje serioze, sipas tij. Po të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe tre djemtë e tjerë, Edi, Miri dhe Klodi dhe ata nisen për tek dhoma e gjumit. Aty ndodhet vajza tjetër dhe përmes xhestikulacioneve, pak me vështirësi, ata kuptojnë moshën e saj dhe se është beqare. Ata nuk arrijnë të marrin asnjë informacion tjetër nga vajza. Të dyja vajzat shkojnë në dhomën e ndenjjes ku bashkohen me të tjerët, por ato nuk flsin shqip. Arbana komunikon për publikun se ato janë dy konkurentet e reja, Tatiana dhe Manal dhe se nuk janë shqiptare, njëra nga Italia dhe tjetra nga Jordania, ndërsa banorët e tjerë nuk dinë asgjë për këtë gjë.