Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi dhe Bertina debatojnë për provën

Saturday, March 20, 2010 , Posted by BB3 at 1:57 PM


Klodi vazhdon të ankohet se grupi i vetë nuk po e ndihmon. Ai i kërkon ndihmë Bertinës që t’i thërrasë Seldit dhe Oltës e të bashkëpunojnë për provën. Bertina i thotë fillimisht se duhet të mbarojë punën që ka nisur, pastrimin e kuzhinës, por Klodi thotë se edhe ai ka punët e veta personale dhe nuk mund të merret vec me provën. Ai insiston tek fakti i bashkëpunimit si grup, por Bertina i thotë se këtë gjë duhet ta kishte menduar që në fillim dhe se ai nuk mund të flasë për grup kur atë e përjashtuan nga grupi që në ditën e parë të provës kur nuk i morën asnjë mendim. Klodi shprehet se ajo vetë vecohet dhe nuk do që të rrijë me ta, ndërsa Bertina thotë se ai po e kthen situatën sipas interesit të vetë. Ata vazhdojnë debatin dhe Bertina thotë se edhe kur ka dhënë ndonjë mendim, ata nuk e kanë marrë parasysh, ose ka qënë kontradiktor me mendimet e tyre, kështu që ka vendosur të mos flasë më. Klodi vazhdon të ankohet se janë shumë mbrapa me përfundimin e provës dhe pranë tij vjen Olta që e shikon.
Edhe banorët e tjerë vazhdojnë të punojnë për përfundimin e provës.