Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Takimi me motrën, surprizë për Adën

Saturday, March 20, 2010 , Posted by BB3 at 2:36 PM


Ada është një prej banorëve më të rinj që është futur në shtëpinë e Big Brother. ajo gjithnjë ka kërkuar një banor me të cilin të ndajë momentet e saj të bukura, të trishta, të tyregojë vështirësitë e jetës së saj, dramat e saj etj. Por edhe për të është menduar një surprizë e vecantë dhe e bukur. Ndërsa banorët rrinë në dhomën e ndenjjes, ata dëgjojnë një zile telefoni dhe një zë vajze që thotë “alo”. Të gjithë pyesin se cila është, ndërsa ajo rri e hutuar dhe nuk flet. Pas disa castesh ajo tregon se mund të jetë motra e saj, por nuk arrin të flasë me të sepse linja ndërpritet. Ada preket dhe qan dhe Arbana e fton që të shkojë në dhomën e rrëfimit për t’u qetësuar. Atje ndodhet motra e saj, duke ia bërë kështu surprizë ardhjen. Ato përqafohen e puthen plot mall, kurse Ada nuk resht së qari. Ajo tregon se motra është ëngjëlli i saj mbrojtës dhe se i ka qëndruar shumë pranë dhe mes tyre është krijuar një lidhje shumë e fortë, sidomos kohët e fundit. Suela, motra e saj i jep kurajo dhe forcë se deri tani po ecën shumë mirë. Ajo i tregon se babai isaj e ndjek cdo ditë dhe se i mungon shpesh, madje shpesh atë e ngatërron me Adën. Koha e kufizuar e detyron Adën që të përcjellë të motrën. Ajo fillimisht e prezanton me banorët e tjerë dhe kur dalin në kopsht, në monitor shfaqet një klip i realizuar me momente të bukura nga nipi dhe mbesa e saj. Ada falenderon për surprizën e vecantë.