Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Edi, Miri për komunikimin

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 10:58 AM


Jetmiri, Edi dhe Tatiana qëndrojnë në tavolinën e ngrënies dhe bisedojnë. Jetmiri ngacmon Eduardin për shijet e tij për femrën ideale. Edi i thotë se ai e ka thënë disa herë që femra e tij ideale është një femër jo-ekstremiste në gjërat e saj, e sinqertë, e ëmbël, e shkathët dhe me një fizik të pëlqyshëm. Kështu të dy bisedojnë për gjërat që kërkojnë nga një bashkëshorte në jetën e tyre. Jetmiri i bën pyetje të njëpasnjëshme Eduardit duke përfshirë jetën e tij në të shkuarën dhe të ardhmen dhe Edi i përgjigjet se për çdo njeri ekziston një moment i caktuar për të hedhur një hap. Më pas i Edi i thotë Mirit se ndonjëherë ka vënë re se Miri e provokon. Ai i thotë se Miri po vepron edhe me të ashtu si bën me të gjithë të tjerët duke e pytur për shumë gjëra të cilat Edit i duken provokime nga ana e Jetmirit. Miri i kërkon që t’ia shpjegojë më tepër këtë gjë sepse nuk po e kupton. Edi i thotë se atij i krijohet ndonjëherë kjo përshtypje pasi Jetmiri bën disa pyetje dhe një sjelle që e ka me banorët e tjerë për t’i provokuar dhe nxitur në biseda.
Ata dalin jashtë dhe e vazhdojnë bisedën duke realizuar provën e javës. Jetmiri i thotë Edit se çfarë do të ndryshonte tek Edi, nëse ai do të sillej me të ashtu si me banorët e tjerë. Edi i thotë se për të nuk ka asnjë problem dhe ai mund të sillet si të dojë. Jetmiri i thotë se ai nuk arrin ta kuptojë se përse ka një mardhënie të tilla me Edin, ndryshe nga banorët e tjerë për Edin ka një respekt të veçantë. Edi i thotë se duket sikur Jetmiri ndihet në siklet nga kjo çështje dhe Miri i përgjigjet se ai kërkon që vetëm të shoh një Edi që flet, që reagon që është aktiv në lojë. Të dy thonë se ndaj njëri-tjetrit kanë një respet të pakushtëzuar ndryshe nga ai respekti që kanë me banorët e tjerë. Jetmiri thotë se mes banorëve nuk ka komunikim të sinqertë dhe mendimin e tij e përkrah edhe Edi. Jetmiri thotë se për këtë arsye banorët nuk njihen mirë me njëri-tjetrin dhe kërkon që Edi t’i kërkojë vetë që të bisedojnë pasi i duket sikur vetëm ai e bën këtë. Edi i jep të drejtë dhe thotë se ai këtë tip ka dhe se do të mundohet që të flasin më tepër në ditët në vazhdim.