Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Banorët theksojnë ndarjen në grupe

Thursday, March 11, 2010 , Posted by BB3 at 5:21 AM


Disa nga banorët, të mbledhur në kopsht, diskutojnë për provën e javës e vecanërisht për ndarjen në grupe nga Vëllai i Madh. Kjo bisedë zhvillohet nga Klodi, Domenika dhe Seldi të cilët njëzëri shprehen se kjo ndarje nuk u pëlqen. Klodi mendon se më bukur do të ishte që të shkonin të gjithë banorët njëherësh në pistën e patinazhit sepse kështu do të kishte më shumë argëtim, larmishmëri e kënaqësi, pasi kështu në grupe, atij i duket më shumë si një detyrë për t’u realizuar. Domenika shprehet se të paktën kishte Edin dhe Seldin në grup, por edhe Seldi nuk i qëndroi shumë pranë. Klodi ia kthen se kështu do jetë edhe në jetën jashtë shtëpisë; secili do shikojë punën e vet dhe Seldi e pohon këtë mendim të tij. Klodi u tregon atyre se kur shkuan për të bërë provën e patinazhit, Erioni i kishte hedhur shumë fjalë me kunja. “Mezi paskan pritur që të jenë jashtë e të flasin se këtu...”- shprehet Domenika duke folur në numrin shumës e përfshirë dhe banorët e tjerë të grupit tjetër. Ajo e pyet Klodin se cfarë i tha Erioni, por Klodi shprehet se ai flet vec në ambiente ku ka publik se në shtëpi nuk ia mban dhe tregon se ishin kunja në lidhje me preferencën e tij seksuale ndërkohë që Erioni donte të nxirrte në dukje inteligjencën dhe zgjuarsinë e tij.
Seldi kërkon cakmakun për të ndezur cigaren dhe Domenika i thotë se e ka Ada, por ai thotë se Ada nuk e ka. Seldi i thotë Domenikës se kur i jep dicka, do që t’ia kthejë sërish e jo ta humbë. “Por unë, ti, Ada dhe Olta pimë cigare këtu”- ia kthen ajo duke nënkuptuar se nuk ia ka bërë me qëllim as ajo e as ato. Domenika nxehet me kërkesën e Seldit për cakmak dhe shkon të kërkojë një, ndërsa ai shprehet se cakmakun e kanë ata persona që ai nuk dëshiron që t’ua kërkojë, madje as atë e asgjë tjetër e këtë e thotë për grupin tjetër. Domenika i sjell cakmakun dhe i kërkon të falur që nuk ia dha në momentin e duhur, por Seldi i kërkon që ajo ta kuptojë se për cfarë po flet ai.