Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Qejfmbetje për mënyrën e urimit

Thursday, March 11, 2010 , Posted by BB3 at 6:35 AM


Banorët që nuk ishin prezent gjatë urimit për ditëlindjen e Hakiut, gjejnë rastin kur ndodhen me të dhe ia thonë se u ka mbetur qejfi me mënyrën se si e organizuan atë. Olta tregon se edhe më parë kanë festuar ditëlindje në këtë shtëpi, por kanë qënë të gjithë pjesëmarrës si në organizim, ashtu edhe gjatë urimit të personit që ka patur ditëlindjen, ndërsa për ditëlindjen e tij, ato u ndjenë të përjashtuara. Seldi shton se kishte dëgjuar se disa banorë po krijonin një këngë dhe u kishin thënë se të gjithë do ta mësonin dhe do t’ia këndonin Kikës, por realisht nuk ndodhi ashtu. Klodi shprehet se ata, grupi tjetër, po tregojnë veten dhe se nëse shtiren sikur janë të shoqërueshëm , nga veprimet del se nuk janë ashtu. “Në një ditë të vecantë duhej të ishim bashkë se kështu duket sikur ne u vecuam e nuk donim”- shprehen ata njëzëri. Domenika ndërhyn dhe thotë se kjo bisedë po zgjatet më shumë sec duhet dhe se Hakiu e ka kuptuar se si është e vërteta. Ata justifikohen se gjithsesi urimet ia dhanë Kikës, por më mirë do ishte që të ishin bashkë me të tjerët. Edhe Hakiu shprehet se duhen kaluar disa situata e nuk duhet t’u jepet kaq shumë rëndësi, por ndërkohë i falenderon ata për urimn që i bënë. Banorët ende nuk e kanë kaluar këtë si situatë dhe vazhdojnë të flasin se nuk u erdhi mirë nga distancimi që i bënë të tjerët, ndërsa Klodi shton se rreth katër herë ka vënë re sjellje të tilla tek Bertina duke u sjellë ndryshe me ta e ndryshe me të tjerët dhe tregon disa nga këto raste. “Nuk ia harroj kurrë këto asaj”- shprehet ai.