Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina dhe Erioni

Wednesday, March 3, 2010 , Posted by BB3 at 2:48 AM


Erioni dhe Bertina të mbetur vetëm jashtë, shkojnë ulen pranë pishinës dhe bisedojnë. Ata flasin për ndjenjat e tyre dhe dashuritë e humbura. Bertina e pyet Erionin nëse ai do të donte që të kthehej përsëri te dashuria e tij e humbur disa kohë më parë. Erioni i thotë edhe një herë se ai ka dashur dikë shumë, por që tani në këto momente nuk e mendon më se mund të rikthehet përsëri te ajo histori. Më pas Erioni i thotë Bertinës se në disa pika ata ngjajnë të dy sepse të dy kanë pasur histori të ngjashme dashurie. Edhe bertina pasi tregon ndjenjat për dashurinë e saj të dikurshme, thotë se ajo e ka shkatërruar lidhjen vetëm për shkak të genjeshtrave të ish-it të saj. Pasi Erioni e pyet nëse ajo është penduar që e ka prishur lidhjen e saj, Bertina i thotë se për disa gjëra është penduar, për disa të tjera jo. Erioni i thotë se ai mendon se më mirë është që të jetosh momentin, por Bertina e kundërshton sepse në disa aspekte ajo nuk mund ta pranojë për moshën që ka. Nuk mund të veprosh me momentin kur bëhet fjalë për të ardhmen i thotë Bertina Erioni dhe më pas shton “nuk më pëlqen që të luaj me dashurinë, të thuash që ishte një moment” thotë Bertina duke theksuar se ajo e jetonte momentin kur ishte 19 vjeç. Më pas ata flasin për muzikën dhe shijet e tyre. Teksa dëgjojnë muzikë, mes puthjeve e përqafimeve të ngrohta, të dy të rinjtë flasin për dashurinë dhe ndjenjat kundrejt njëri-tjetrit.