Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri xheloz për Rezin

Wednesday, March 3, 2010 , Posted by BB3 at 2:50 AM


Banorët janë bledhur në dhomën e ndenjes dhe teksa Klodi bën gjimnastikë, ata qeshin e bëjnë shaka me të. Jetmiri shkon në dhomën e gjumit ku tashmë janë fikur dritat dhe fillon të bisedojë me Rezartën. Pasi përshëndeten dhe puthen, Jetmiri i shpreh ndjenjat e tij Rezartës. Ai i thotë se njenja që ka për vajzën kosovare është shumë e fortë, por ai nuk do që ta pranojë këtë ndjenjë. “Jam konfuz” thotë Jetmiri “nuk e di se ça po më ndodh, po nuk duroj dot që të të shohë dikush tjetër”. Jetmiri i tregon Rezit se ai ndjehet xheloz për të dhe këtë gjë e ka kuptuar disa orë më parë kur Rezarta bisedonte me Eduardin pranë pishinës. Rezarta teksa e dëgjon qesh dhe më pas i thotë se Jetmiri duhet të ketë besim te ajo. Jetmi e sqaron duke i thënë se ai ka besim, por nuk mund t’u shmanget ndjenjave dhe emocioneve të tij. Ai i thotë Rezartës se me të po provon emocione të reja, por ai nuk pëlqen që t’i shpreh ndjenjat e tij. Rezarta i thotë se këtu nuk ka asgjë të keqe, por Jetmiri i thotë se ai nuk po e jeton dot këtë dashuri ashtu siç do ai. Pas kësaj Rezi i thotë që të bëj durim për këtë dhe biseda e tyre përfundon këtu pasi në dhomën e gjumit vijnë banorët e tjerë. Rezi me Mirin, pas disa minutash, dalin jashtë dhe bisedojnë me Kikën dhe Valonin.