Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Enxhi insiston për ndjenjat e saj karshi Jetmirit

Tuesday, March 2, 2010 , Posted by BB3 at 12:32 PM


Enxhi dhe Jetmiri janë distancuar nga banorët e tjerë dhe biseda ka filluar me fjalët e Jetmirit, i cili i thotë Enxhit që ajo gjithmonë bën atë që do dhe jo atë që duhet. Enxhi i përgjigjet që nuk është në dorën e saj që sillet kështu pasi ndjenjat nuk kontrollohen dhe asaj i pëlqen që po ndihet ashtu. Ndërkohë që Jetmiri këndon dhe ajo mundohet të mësojë textin e këngës. Më pas Enxhi shprehet që do të donte me gjithë forcën e saj që këtë javë të kishin dalë në nominim femrat dhe të ikte Rezi. Jetmiri përgjigjet që këtë herë do të dalë ai dhe nëse nuk ndodh kështu ai do të ndihet keq, pasi kjo situatë po e brengos dhe
nuk është mësuar të sillet kështu. Ai shton që e ka pësuar njëherë dhe tani po ndihet shumë keq. Enxhi i përgjigjet që të mos ndihet keq pasi ajo nuk ndihet ashtu dhe prandaj e do fort Jetmirin, dhe rëndësi për të ka që po ndjen përsëri diçka që e bën të mendojë e të imagjinojë. Për më tepër ajo thotë që ai nuk duhet të dalë sepse ka akoma për të dhënë, dhe po të dalë ai, Enxhi do të jetë pas tij. Ai shprehet që ky veprim s’do të ishte i ndershëm, por ajo përgjigjet që nuk do t’ja dijë as për lojën e as për jetën jashtë, por vetëm çfarë po ndjen ajo aty.
Enxhi thotë që më e rëndësishmja është që Rezi të mos jetë mes tyre dhe Jetmiri përsëri shprehet se kjo nuk është e drejtë. Ai thotë që ndjehet nën presion kur Enxhi këndon dhe të gjithë vështrojnë Jetmirin, kjo gjë atë e bën keq dhe e mundon atë. Ai i thotë që i vjen mirë që ajo i provon këto emocione, por i vjen keq që nuk ia kthen dot mbrapsht. Enxhi i kundërpërgjigjet që asaj i duket sikur Jetmiri tjetër gjë ndjen dhe tjetër bën për shkak të opinionit të të tjerëve, por Enxhi këmbëngul që duhet të triumfojë ndjenja.
Më pas ata e kanë ndërprerë bisedën pasi Rezi është afruar dhe Miri ka ikur pas saj.